“Referendumi i 25 prillit do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh. Tmerri i tyre është angazhimi publik i presidentit të republikës në mbrojtje të kushtetutës dhe votës së lirë.”

 

Me këto fjalë Ilir Meta ka nisur postimin e tij në rrjetet sociale, duke sulmuar ashpër Edi Ramën e duke i thënë të mos lodhet me shpifje, shantazhe, frikësime, gjoba arbitrare, fabrikime sondazhesh të gënjeshtra për të demoralizuar qytetarët të votojnë apo me blerje “opozitarësh”.

 

“Më 25 prill 2021, demokracia do triumfojë mbi oligarkinë dhe qytetaria mbi marrëzinë. Presidenti ka vetëm një votë, si çdo qytetar i këtij vendi dhe do të votojë kundër oligarkisë, që ka nëpërkëmbur kushtetutën, ligjet dhe të drejtat e njeriut dhe që po mban peng të ardhmen europiane”, shkruan Meta në “Facebook”, raporton “Vizion Plus”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *