Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare të mërkurën. Pjesë e mbledhjes do të jetë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

“Duke iu pergjigjur interesit te shume gazetareve ju bej te ditur se  Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se presidentit Ilir Meta per te marre pjese ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare. Zoti Basha thekson se tani eshte koha qe gjithkush te jape kontributin e tij ne sherbim te jetes, shendetit dhe sigurise se qytetareve ne keto dite te veshtira”, njoftoi zyra e shtypit të PD.

 

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë pritet të diskutohet për koronavirusin dhe masat e marra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *