Subscribe

Beteja e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër Lulzim Bashës, duket se ka marre edhe mbështetjen e Presidentit. Nga Korça, kreu i shtetit, ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, shprehu mbështetjen e tij për ish-liderin demokrat, të cilin e krahasoi me verën.

 

ILIR META – PRESIDENT I SHQIPERISE

Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla, për arsye sepse nuk është kjo detyra ime. Sigurisht që zoti Berisha nuk mund te rri pa e thënë që është si vera është sa me kohe kalon aq me i tërheqës behet dhe aq më demokrat behet.

 

Meta tha se është gati dhe po pret qeverinë e re të kryeministrit Rama, për t’u betuar në Presidencë. Sipas tij, vendi më në fund është në një situatë normale krahasuar me periudhën para zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa vlerësoi kthimin në parlament të opozitës.

 

Ilir Meta

Unë jam i detyruar të respektoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shpresojmë që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament! Që parlamenti të jetë më funksional! Që sistemi i llogaridhënies të nisë të funksionojë në mbrojtje të interesit publik dhe po kështu, edhe të gjitha institucionet e tjera të rimarrin veten, të fitojnë integritetin e tyre dhe të respektojnë gjithmonë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë!

 

Ruajtja e sovranitetit dhe respektimi i kushtetutës, për kreun e shtetit vazhdojnë të mbeten prioritet.

 

IILIR META

 

i gjithë protagonizmi im jo i zakonshëm në dy vitet e fundit nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta, por ka qenë i imponuar në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës në kushtet e braktisjes nga opozita të të gjitha institucioneve, që nga parlamenti, pushteti vendor e çdo gjë tjetër, por edhe në kushtet e përpjekjeve të pandalshme të mazhorancës për të kapur çdo institucion.

 

Deklaratat, Meta i bëri pas një ceremonie në ambientet e këshillit të qarkut Korçë, në nder të të përndjekurve politikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *