Presidenti Ilir Meta del në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe është i gatshëm që të bashkëpunojë në një hetim ndërkombëtar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, të cilën e konsideroi antikushtetues, të paligjshëm dhe antieuropiane.


Në një mesazh në “Facebook”, kreu i shtetit iu drejtohet protestuesve që mos t’i kundërpërgjigjen dhunës me dhunë.

“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *