Presidenti Ilir Meta deklaroi se protestat e studentëve vitin e kaluar treguan se Ligji për Arsimin e Lartë ka probleme.

 

I pranishëm në 10 vjetorin e një universiteti privat, kreu i shtetit theksoi se Ligji Arsimit të Lartë ka vështirësi pasi nuk mund të sigurojë autonominë dhe pavarësinë financiare të  universiteteve publike.

 

Sipas Metës, ka ardhur koha që palët politike dhe ato akademike të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të jenë të hapur ndaj mendimit kritik.

 

“E domosdoshme të krijojmë një klimë të re të dëgjimit të njëri-tjetrit, në mjediset universitare e shoqërore dhe politike. Gjithnjë të hapur ndaj mendimit kritik dhe përmirësues në mënyrë që shoqëria jonë të reflektojë dhe të reformohet vazhdimisht. Protestat e drejta të studentëve gjatë dhjetorit të kaluar treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme. Zbatimi i Ligjit të Arsimit të Lartë,  vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare të universiteteve publike. Reforma në Arsimin e Lartë dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse. Reforma në Arsimin e Lartë duhet të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Reforma në Arsimin e Lartë të synojë që universitetet të jenë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika”

 

I ndalur tek vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit”, Meta e cilësoi një gjë të tillë të pajustifikuar.

 

“Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar . “Karta e Studentit”, detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *