Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se kërkesat e studentëve janë legjitime dhe të drejta.

 

Gjatë fjalës së tij në Ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akademisë Shqiptare të Studimeve Politike, kreu i shtetit i ka bërë thirrje Kuvendit që të reflektojë për të realizuar kërkesat e studentëve.

 

Gjithashtu ai është ndalur dhe në rolin që kanë të rinjtë në shoqëri.

 

“Të gjithë ne, si përfaqësues të institucioneve dhe në përgjithësi si shoqëri, na duhet të reflektojmë thellë për kapitalizimin e këtij potenciali të jashtëzakonshëm njerëzor e rinor në dobi të të ardhmes së gjithë vendit.  Në këtë kontekst, nuk mund të shmang apelin e përsëritur për të reflektuar me shpejtësi, me përgjegjshmëri dhe maturi ndaj protestës së studentëve që po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit.  Mendoj se ka një konsensus të gjerë publik që i konsideron kërkesat e tyre si të drejta, legjitime dhe plotësisht të realizueshme. Ndaj zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë.  Unë kam besim se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë për një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e këtyre kërkesave të drejta në interesin më të mirë, jo thjesht të studentëve, por në radhë të parë në interesin më të mirë të gjithë vendit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *