Presidenti Ilir Meta kujtoi këtë të martë tubimin e 2 marsit të vitit të kaluar, kur mblodhi qytetarët në bulevard.

 

Kreu i shtetit falënderoi qytetarët që ishin pjesëmarrës dhe deklaroi se misioni i nisur një vit më parë do të çohet deri në fund në 25 prill.

 

“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit. Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021! PRANVERA KUQEZI PO VJEN! 🇦🇱”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *