Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kujtuar ish presidentin Bujar Nishani, në ditën e tij të lindjes.

 

Nishani i cili ndërroi jetë në 28 maj 2022 në Gjermani, do të duhet të festonte sot 56 vjetorin.

 

Meta në një postim në Facebook, shkruan se mungesa e Nishanit ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm tek familjarët dhe të afërmit, por edhe tek miqtë dhe bashkëpunëtorët.

 

“Sot më 29 Shtator, përkujtojmë ditën e lindjes së Presidentit Bujar Nishani.

 

Do të donim shumë që këtë 56-vjetor të lindjes ta festonim së bashku me Presidentin, mungesa e të cilit ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët.

 

Presidentin Nishani do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin, urtësinë dhe mençurinë, vlera të cilat ai i shfaqi çdo ditë në detyrën e Kryetarit të Shtetit, por edhe në çdo detyrë tjetër dhe angazhim politik”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *