Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi doli në një deklaratë për mediat për të vlerësuar dekretin e presidentit Ilir Meta që ktheu për rishqyrtim Kodin Zgjedhor. Bardhi tha se Meta ka dhënë një mundësi për të rikthyer paqen para zgjedhjeve.

 

“Opozita e Bashkuar përshëndet aktin e Presidentit për kthimin për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë për Kodin Zgjedhor dhe kërkimin e marrjes së Opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias. E vlerësojmë si hap dhe mundësi e rëndësishme, në drejtim të rikthimit të paqes publike dhe klimës zgjedhore në vend. Miratimi i Kodit Zgjedhor, si produkt i marrëveshjes së 14 janarit dhe konkluduar me marrëveshjen e 5 qershorit, ishte një arritje madhore e klasës politike në vend, mbështetur fuqimisht nga faktori ndërkombëtar.”

 

Sipas Bardhit, Meta po përpiqet të rikthejë konsesusin politik dhe të shmanget shkelja e Kushtetutës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *