Presidenti Meta ka kthyer  në kuvend për rishqyrtim ligjin e  miratuar në datën 30 prill për shërbimin e pagesave.

Në argumentet e tij, meta rendit mospërcaktimin e kritereve të qarta të licensimit të institucioneve qe do kryejne pagesat.

Po ashtu, ligji u jep mundësine klientëve që të kryejnë pagesa elektronike, duke përdorur llogaritë bankare dhe në këtë mënyrë, banka e Shqipërisë do të jetë e  detyuruar të japë akses në llogarinë e klientit.

Ky ligj sipas presidentit, nuk garanton plotësisht jo vetëm sigurinë e administrimit të fondeve që qarkullojnë përmes institucioneve të pagesave, por krijon rrezikun potencial të keqpërdorimit të tyre me qëllime kriminale, si ato të pastrimit të parave apo të financimit të terrorizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *