Subscribe

Presidenti Ilir Meta nga Kisha Ortodokse ka uruar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët e krishterë në vendin tonë.

 

Kreu i shtetit u bëri thirrje për një shoqëri më shpresëdhënëse për të rinjtë.  Në këtë vizitë krishtlindjesh Meta shoqërohej nga fëmijët e tij, dhe tha se këtë vit, dhuratat më të shumta do t’i bëjë jashtë familjes.

 

“Uroj të gjithë, të mendojnë më shumë për ata që janë në vështirësi. Të mos i lemë vetëm, t’ju japim dorën për një rrugë të përbashkët. Shoqëria jonë të jetë më e plotë dhe më shpresëdhënëse, sidomos për të rinjtë dhe fëmijët. Kjo është një ditë që na fton të shtojmë mençurinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë me negociata të çelura me BE. Unë kam marrë dy dhurata, një nga goca e vogël, por mendoj të bëjmë më shumë dhurata jashtë familjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *