Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me mbledhjen e Këshillit Politik mbajtur të hënën, i cili u mbyll pa asnjë konsensus mes mazhorances dhe opozites per reformen zgjedhore.

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit e konsideron të domosdoshëm realizimin sa më parë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, nuk duhet refuzuar as kërkesa e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit. Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan Meta.

Një ditë më parë, opozita kerkoi qe te ruhen koalicionet ku secila parti te kete listen e saj te kandidateve per deputet dhe propozoi qe per kete ceshtje t’i kerkohet mendim ODIHR, por socialistet e kane hedhur poshte duke theksuar se ky hap mund te hidhet pasi te jete hartuar drafti i ndryshimeve ne kodin zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *