Subscribe

Beteja mes Presidentit te Republikes Ilir Meta dhe kryetarit te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi, Ardian Dvorani ka hyre ne nje faze te re.

Ne fund te muajit mars kryetari i shtetit i eshte drejtuar zyrtarisht Keshillit te Larte Gjyqesor me nje shkrese per largimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Larte.

Shkresa mban titullin “Mbi ndërprerjen e qëndrimit të mëtejshëm në detyrë të z. Ardian Dvorani si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kryesimin në vijim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Ajo shpjegon se me emerimin e 3 anetareve te rinj ne Gjykaten e Larte, Ardian Dvorani nuk duhet me te ushtroje detyren.

Dvorani eshte emeruar ne Gjykaten e Larte ne shkurtin e vitit 2005 dhe ai qendron ne kete detyre prej 15 vitesh edhe pse mandati i anetarit te kesaj gjykate eshte vetem 9 vjet.

Demokratet shkuan deri ne Gjykaten Kushtetuese per te larguar Dvoranin nga Gjykata e Larte ne momentin qe i perfundoi mandati dhe e fituan betejen, por ndryshimet kushtetuese ne kuader te reformes ne drejtesi i dhane atij te drejten te qendroje ne kete gjykate deri ne zgjedhjen e pasardhesit.

Me zgjedhjen e 3 anetareve te rinj, Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, presidenti argumenton se kushti i emerimit te pasardhesit eshte permbushur e Dvorani duhet te largohet nga Gjykata e Larte e posti i kryetarit te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi.

Tashme ceshtja eshte ne doren e Keshillit te Larte Gjyqesor i cili ka ngarkuar Komisionin e Zhvillimit të Karrierës për trajtimin e kesaj ceshtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *