Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se po kontakton “viktimat e OFL-së” që t’i kandidojë në zona të ndryshme.

Kreu i shtetit i ka bërë thirrje Ramës që të mos guxojë të prekë marrëveshjen e arritur mes palëve politike në 5 qershor, pasi në të kundërt do të ndeshet me protesta të vazhdueshme.

Sipas Metës, Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm sa Rama.

“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit! Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.”

Sa i përket deklaratës së bërë nga Rama sot në Kuvend se Meta përdori një gjuhë fyese dhe shantazhuese në takimim me homologun e tij të Bosnje Hercegovinës, kreu i shtetit iu përgjigj duke i thënë se: “Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *