Subscribe

Akuzave të kryeministrit Edi Rama se presidenti Ilir Meta po lëviz në Shqipërisë për të bërë fushatë për LSI, kreu i shtetit iu përgjigj me një gjuhë të ashpër.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se do të jetë në të gjithe Shqipërine për të takuar shqiptaret dhe per t’iu rikthyer besimin tek demokracia. Meta kërcënoi të gjithë ata që do të tentojnë të prekin votën, duke përshirë këtu edhe policinë.

“Une jam President i Republikes, jam ushtar i pare i Republikes, jam dhe student i Dhjetorit ’90. Ju bej thirrje policeve te mos keqperdoren sepse jane ne nje monitorim. Perndryshe, nuk do mbaj pergjegjesi per fatin qe do t’u rezervoje populli shqiptar. As ne endrren me te keqe nuk e kane pare se cfare i pret nese prekin voten e shqiptareve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *