Subscribe

Kur kreut të shtetit i mbetet edhe 3 ditë për t’u shprehur për buxhetin e vitit 2021, miratuar në parlament, mesditën e enjtes institucioni i presidencës ka shpërndarë njoftimin se Meta ka kaluar në heshtjen buxhetin faktit të vitit 2019. Në njoftim nënvizohet se Meta nuk e ka dekretuar me shpallje por në të njëjtën kohë nuk e ka kthyer atë, pasi nuk do të bënte ndonjë ndryshim thelbësor.

Raportimi që i bën qeveria, konkretisht ministria e financave shifrave të buxhetit, në shumicën e rasteve nuk përputhen me ato që auditon kontrolli i lartë i shtetit. Duke nisur që nga treguesi i deficitit buxhetor e borxhit publik, për kreun e shtetit qeveria duhet të marrë në konsideratë problemet e evidentuara nga KLSH.

Duke u ndalur tek deficiti buxhetor, sipas ministrisë së financave, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është 1.87%, ndërsa sipas KLSH arrin në 2.27%, nivel ky i cili është në shkelje të ligjit.

Borxhi publik sipas Ministrisë së financave është në nivelin e 66.2%, ndërsa sipas KLSH në 66.7%.

Duke argumentuar këto gjetje, por dhe një sërë mospërputhjesh të tjera, Ilir Meta kërkon nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi që të reflektojnë në të ardhmen mbi këto mangësi në realizimin e treguesve fiskal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *