Subscribe

Presidenti Ilir Meta do të kallëzojë të hënën në SPAK ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

 

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit kërkon dorëheqjen e saj dhe përballjen me drejtësinë.

 

Sipas tij, Gjonaj është pjesë e grupit të grushtit të shtetit përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shton që ka urdhëruar publikimin e akteve të KED në fletoren zyrtare. Ai e akuzon ministren për shpërdorim detyre, falsifikim dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KED-së.

 

“Ministrja Gjonaj ka urdhëruar publikimin e akteve të KED në fletoren zyrtare. Në këtë mënyrë Gjonaj ka shkelur Kushtetuten. Ajo ka humbur besimin si Ministre e Drejtësisë dhe unë pres që ajo të japë dorëheqjen. Kjo është një shkelje flagrante.Brenda ditës së hënë do të dorëzojmë provat e këtyre shkeljeve në SPAK dhe do ta kallëzojmë penalisht Ministren Gjonaj. Ajo së bashku me disa zyrtare të tjerë të Ministrisë ka kryer disa vepra penale. Dua ti rikujtoj të gjithëve që nuk ka asnjë Republikë pa President. Mund të ketë republike pa Kryeminister por jo pa President. Mbi Presidentin është vetëm Kushtetuta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *