Subscribe

Presidenti i republikës Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria eshte nen monitorimin e Brukselit per çështjen e lëvizjes se lire. Gjate nje takimi me ambasadoret e Shqipërisë, kreu i shtetit Meta ka sqaruar se kjo është arsyeja pse nuk mund te realizohet marrja e nenshtetesise shqiptare nga kosovaret.

 

 “Besoj se dhe ju ndjeni atë presion që ne ndjejmë ne këtu, me dëshirën për ta tejkaluar këtë pengesë apo izolim, përmes marrjes së shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës, gjë që nuk është zgjidhje, Jo për shkak të mungesës tonë të dëshirës por për faktin se ne vetë jemi në monitorim për çështjen e liberalizimit të vizave nga vendet e BE-së dhe të zonës Shengen. Çdo veprim emocional nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.”

 

Presidenti Meta është ndalur edhe tek hapja e negociatave per anëtarësim si objektivi kryesor i Shqipërisë vitin e ardhshëm.

 

Pranverën e 2018 Komisioni Europian do te publikoje progres raportin per Shqipërinë dhe vendi yne pret nej rekomandim pozitiv per hapjen e negociatave per anëtarësim ne BE.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *