Subscribe

Ilir Meta mblodhi këtë të enjte ekspertë të çështjeve zgjedhore, me të cilët ndau shqetësimet për të gjithë procesin, por nuk kurseu as paralajmërimet e forta, raporton Vizion Plus.

 

“Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill”

 

E për të përforcuar qasjen e tij në atë që e cilëson si ruajte të votës, Meta siguroi se do të reagojë.

 

 


Ta kenë të qartë të gjithë, Presidenti nuk do të rrijë indiferent në këtë proces zgjedhor
.

 

Edhe pse e pranoi se qasja dhe retorika e tij ishte jo normale, ai e justifikoi atë.

 

 


Presidenti është i detyruar të përdorë një retorikë tjetër, për të ndaluar të gjithë ata që indimidojnë qytetarët dhe që duan të vrasin besimin tek vota e lirë.

 


Kreu i shtetit u shpreh gjithashtu mosbesues ndaj ndikimit të drejtësisë të re në mos cënimin e votave.

 

 


Nuk pres nga drejtësia të vijnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme sepse i dimë të gjithë problemet që ka sistemi i drejtësisë dhe për vetë mënyrën se si është zbatuar Reforma e Drejtësisë. Presidenti Meta: Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe SPAK, nuk do kisha marrë iniciativat që kam nisur. Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore, që ende nuk po hetohen plotësisht.

 

E për këtë në fund Ilir Meta dha dhe formulën e zgjidhjes për shpëtuar drejtësinë dhe vendin.

 


Nëse nuk erdhi ajo drejtësi që prisnim për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, unë jam i bindur se nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të vijë dhe do të çlirohet edhe drejtësia nga kjo kapje e jashtëzakonshme dhe trysni politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *