Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 March 2026
Vizion fokus

26-vjeçari plagoset me thikë në Durrës, policia jep detajet

Analiza e DW/ Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i...

“Balluku çështje e mbyllur”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbaron...

Ukraina kërkon para e teknologji në këmbim të ofrimit...

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi...

“SHBA nuk është gati për marrëveshje”, Trump: Fundi i...

18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, i vetmi në...

EMRI/ Tritol agjentit të krimeve në Lezhë

Nuk e di nëse është gjallë, Irani i përgjigjet...

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani...

Meta: Izraeli të njohë Kosovën, do të vijojmë bashkëpunimin për të luftuar terrorizmin

25 Janar 16:45

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit duhet të jenë të ngushta me qëllim që të lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm të jetë sa më e efektshme.

 

Deklaratën ai e bëri gjatë një interviste të dhënë për gazetarin Larry Luxner për “The Times of Israel”, gjatë vizitës zyrtare atje. Duke folur për mbijetesën e hebrenjve të Shqipërisë gjatë pushtimit nazist, Meta tha se kjo gjë ndodhi falë myslimanëve dhe të krishterëve vendas.

 

“Ishte detyrimi ynë për ta bërë këtë. Por ne shpresojmë që kjo lidhje e madhe midis kombeve tona do të rezultojë në një marrëdhënie më produktive për të ardhmen. Ne mund të mësojmë shumë nga Izraeli dhe gjithashtu të jemi partnerë shumë efektivë, veçanërisht në çështjet e sigurisë, sepse përballemi me kërcënime si terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.”

 

Kreu i shtetit u ndal edhe tek viktimat e Holokaustit, për të cilët tha se ata nuk do të harrohen kurrë.

 

“Unë jam këtu sepse nuk duhet të harrojmë kurrë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të tregojmë solidaritetin tonë me ata që vuajtën kaq shumë dhe humbën jetën gjatë Holokaustit. Ne gjithashtu duam të nderojmë të mbijetuarit që dëshmuan këtë gjenocid, dhe t’i dërgojmë një mesazh të qartë kujtdo që promovon përjashtimin, urrejtjen dhe dhunën se antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona.”

 

Ai u ngacmua nga gazetari izraelit edhe për marrëdhënies Kosovë-Izrael. Meta pranoi se dëshira e Shqipërisë është që Izraeli të njohë Kosovën si shtet.

 

“Kosova dhe Izraeli kanë një miqësi të madhe. Ne dëshirojmë dhe shpresojmë që Izraeli ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur. Unë nuk mund të flas në emër të secilit vend, por ka simpati të madhe midis kosovarëve për hebrenjtë, dhe anasjelltas. Shpresoj se do të vijë koha. Deri atëherë, të gjitha mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim dypalësh duhet të shfrytëzohen.”

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
Ilir Meta interviste Izrael Kosova Terrorizmi

Nga e njëjta kategori

“Balluku çështje e mbyllur”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbaron vetëm me largimin tënd!

më shumë...

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

më shumë...

Porto Romano, Rama: Vital për Korridorin VIII, gati planin agresiv për të filluar ndërtimin e portit

më shumë...

“Balluku”, Rama flet për votimin në Kuvend: Çështja është mbyllur, liria e deputetit s’mund të kufizohet me teori të përgjithshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:36

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë...

3:13

“Më shumë turistë nga lufta”, operatorët thonë...

3:05

26-vjeçari plagoset me thikë në Durrës, policia...

2:53

Analiza e DW/ Nga ndërmjetësuese në spektatore:...

2:11

“Balluku çështje e mbyllur”, Berisha i përgjigjet...

1:59

Ukraina kërkon para e teknologji në këmbim...

1:44

Pak akses për të pamundurit, personat me...

1:24

Plotësimi i formularit A1, autoritetet u bëjnë...

12:44

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet...

12:14

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës,...

12:02

“SHBA nuk është gati për marrëveshje”, Trump:...

11:44

18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, i...

11:40

3 shenjat e zodiakut që u ngel...

11:23

EMRI/ Tritol agjentit të krimeve në Lezhë

10:55

Nuk e di nëse është gjallë, Irani...

10:33

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg,...

10:19

Porto Romano, Rama: Vital për Korridorin VIII,...

9:58

“Balluku”, Rama flet për votimin në Kuvend:...

9:49

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Finalizojmë...

9:27

Lufta në Liban, OKB bën thirrje për...

Më të klikuarat

  • EMRI/ E rëndë, 34-vjearja shqiptare humb jetën pasi u përpla...
  • Dy të dënuar humbin jetën në burgun grek të Koridhalosit
  • 3 shenjat e zodiakut që u ngel hatri për gjërat më të vogla
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Mars 2026
  • Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi për disa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.