Subscribe

Sipas kryetares së Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka një nevojë të domosdoshme për të larguar tre kryetarët e politikës, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

 

Kur u pyet nga gazetari Thimi Samarxhiu në “7 pa 5” në “Vizion Plus” për një mendim për secilin prej tyre, Topalli u përgjigj kështu:

 

“Rama ka humbur shansin për të qenë në krye të qeverisë për të realizuar një rritje ekonomike. Basha ka treguar përmes vendimeve të tij personale shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë, i frikshëm. Meta ka lënë prej kohësh vakant vendin e presidentit, shumë i nervozuar dhe nuk i përgjigjet figurës së presidentit. Kryetari real i LSI është Ilir Meta. Është absurde, burrë e grua janë njëri president, tjetri në krye të opozitës. E papranueshme, e kanë çështje familjare. Edhe Lulzim Basha e ka çështje familjare.”

 

 

Kurse për Sali Berishën, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim mendon se ka akoma ndikim në politikë.

 

“Berisha vazhdon të ketë influencë në jetën politike shqiptare. Ka zgjedhur të bëjë opozitë ndaj Edi Ramës, unë kam zgjedhur të bëj opozitë ndaj një klase të korruptuar, Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.”

 

Ftesa e Jozefina Topallit për qytetarët më 25 prill është të votojnë Lëvizjen për Ndryshim, për të nisur ndryshimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *