Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas reagimit të këtij të fundit për planin ekonomik të opozitës. Meta e quajti Ramën profet kokoshkash dhe i kërkoi të zbatojë marrëveshjen e 5 qershorit.

 

Nga ana tjetër, presidenti bëri me faj opozitën sepse sipas tij, i ka lënë Ramës rrugën të hapur për të marrë të gjitha pushtetet.

 

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve.”

 

Për postimin e Ramës, reagoi edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit deklaroi se kryeministri nuk mund të mbulojë dështimin dhe krizën me gërrvërre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *