Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë këtë të enjte homazhe pranë Ambasadës amerikane në Tiranë për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.

 

Në mesazhin e tij të ngushëllimit në librin e e Zisë të hapur nga ambasada për këtë rast, presidenti shpreh mirënjohje për ish presidentin amerikan.

 

“Për të gjithë popullin dhe kombin shqiptar kujdesi i veçantë dhe mbështetja e Tij vendimtare në rrugën e lirisë dhe demokracisë do të mbetet e paharruar, së bashku me gjithë veprën e Tij për një botë më të lirë, më të hapur dhe paqësore. Me mirënjohje!”. 

 

Ndër të tjera në fjalën e tij me zyrtarët e Ambasadës amerikane, kreu i shtetit shprehu ngushëllimet e sinqerta si dhe nderimin e respektin për Presidentin Bush dhe mirënjohjen për kontributin e tij të vyer ndaj kombit tonë dhe çështjes shqiptare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *