Subscribe

6 ditë para se gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Ilir Meta do të shkarkohet apo jo nga posti i Presidentit të Republikës; kreu i shtetit ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj një prej gjyqtarëve; Fiona Papajorgjit.

 

Sikurse kishte paralajmeruar ne emisionin “Quo Vadis” ne Vizion Plus, Presidenti Meta i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të nise hetimin ndaj gjyqtares papajorgji duke vene ne dukje se ajo ka shkelur ligjin gjate shqyrtimit te ceshtjes per zgjedhjet lokale te vitit 2019, duke lene te hapur mundësinë që shkelje të kenë kryer edhe gjyqtarë të tjerë.

 

ILIR  META

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

“Si President i Republikës kam detyrimin t`i vë në dispozicion Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, faktet dhe kopjen e dokumentacionit që administroj, me kërkesën që të niset menjëherë hetimi dhe procedimi disiplinor ndaj Relatorit të çështjes,  Fiona Papajorgji, apo dhe për anëtarë të tjerë të kësaj gjykate që do të rezultojnë të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme nga hetimi dhe procedimi disiplinor që ju do të kryeni.”

 

Në kërkesën drejtuar kolegjit; kryetari i shtetit liston ato momente që i konsideron shkelje; së pari Papajorgji është caktuar relatore e çështjes pa short, edhe pse ligji parashikon të kundërtën, se dyti Komisionit të Venecias nuk i janë nisur pyetjet që hartoi Shoqata e Bashkive dhe Bindja Demokratike si palë në proces, duke kufizuar kështu përgjigjen e ekspertëve të votimit.

 

 

“Referuar faktit të caktimit si relatore pa short; qëndrimeve të saj individuale të mbajtura prej saj krijojnë të gjithë dyshimin e arsyeshëm mbi njëanshmërinë e saj, në favor të organit të emërtesës që e ka zgjedhur atë në këtë detyrë Kuvendit të Shqipërisë.”

 

Tani ceshtja eshte ne dore te kolegjit te apelimit; por sipas ligjit per gjykaten kushtetuese nese nis procedimi disiplinor atehere gjyqtari pezullohet deri ne perfundim te procesit. Nese koelgji I apelimit e pranon kerkesen e presidentit dhe nis procedimin disiplinor deri ne 1 shkurt, atehere fjona papajorgji e zgjedhur nga parlamenti nuk do te mund te marre pjese ne shqyrtimin e ceshtjes se shkarkimitte ilir metes.

Nese kjo ndodh, atehere ceshtja do te shqyrtohet nga 6 gjyqtare; 3 te zgjedhur nga presidenti; 2 nga parlamentit dhe vitore tusha se ciles I ka perfunduar mandati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *