Presidenti Ilir Meta reagoi për ngërçin e krijuar në futbollin shqiptar për shkak të bojkotit të kampionatit të Kategorisë Superiore. Kreu i shtetit kërkoi nga qeveria që të angazhohet në dialog për t’u dhënë zgjidhje shqëtësimeve të klubeve. Meta i sheh si të drejtat kërkesat e tyre.
“Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët. Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020 / 2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme. I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore.”
Liga Profesioniste e Futbollit ka bërë me dije se bojkoti do të vijojë derisa qeveria të plotësojë kushtet.
Ne Ju Ata Ato jepi Meta vazhdo
NE PO E HAM SA KRAHU
JU PO E FUSNI AKOMA ME THELL
ATA PO TALLEN ME NE
ATO PRESIN NGA JU DHE NGA ATA
NE NGELIM PO ATY KU ISHIM 30 VJET ME PAR
ÇFAR DEGJOIM PERVEÇ SE RAMA,BASHA, SALIU,MONIKA,META DHE KULISHAT E TYRE QE SOROLLATEN VERDALL .
BESOI SE NUK JA VLEN ME TE MERRESH ME JU ME ATA APO ATO
POLITIK ME E KORRUPTUARA NE EUROPE NDOSHTA DHE NE BOT