Subscribe

Situata e krijuar në seancën e fundit plenare, nuk duhet përsëritur më. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili mungoi ne parlament, pasi ndodhej jashtë shtetit, dënoi kaosin e krijuar pas bllokimit të foltores nga opozita dhe hedhjes së vezëve ne drejtim të kryeministrit.

“Parlamenti duhet të funksionojë bazuar në rregullore, por edhe në frymën e përgjegjshmërisë edhe të vetëpërmbajtjes, pasi besoj që qytetarët tanë nuk meritojnë këto lloj shfaqjesh dhe konfliktesh, të cilat nxjerrin nga vëmendja problemet e tyre më të rëndësishme, por njëkohësisht dhe shpërqendrojnë të gjithë aktorët politikë nga reformat kryesore, me të cilat ne duhet të ballafaqohemi dhe që duhet të çojmë përpara.”

Vendi nuk mund është futet në një spirale konflikti, ndaj kryeparlamentari apeloi për bashkëpunim mes palëve.

“Kërkohet një klimë tjetër bashkëpunimi, përgjegjshmërie dhe natyrisht një etikë krejt tjetër nga ajo që qytetarët kanë në media dhe në Parlament”.

Ndaj kërkesës së opozitës për ndryshim në ligjin për dekriminalizmin, Meta tha se gjithnjë ka ekzistuar vullneti për të respektuar kërkesat e drejta të opozitës bazuar në Rregullore.

“Besoj se ju të gjithë jeni dëshmitarë që gjithnjë ka qenë vullneti maksimal për të respektuar kërkesat e drejta të opozitës, bazuar në rregulloren e përbashkët, e cila është bërë me konsensus të plotë. Është e rëndësishme të mos ecim me paragjykime dhe me ultimatum, por të qëndrojmë në frymën e bashkëpunimit konstruktiv dhe interpretimit objektiv të rregullores.”

Meta nënvizoi ne fund se palët duhet të punojnë për të arritur konsensusin edhe ne çështje të tjera të rëndësishme, siç është ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *