Subscribe

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur mirënjohje të thellë të riut që parandaloi incidentin në sheshin “Skënderbej”, i cili mund të përfundonte me pasoja tragjike.

 

Kreu i shtetit shkruan se akti i Klodianit është një shembull frymëzues për të gjithë, veçanërisht në këtë ditë, ku qytetarët do të vendosin për të ardhmen e vendit.

 

“Falënderim dhe mirënjohjen më të thellë për aktin heroik të Klodianit, i cili shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve dhe parandaloi një ngjarje tepër rëndë në Sheshin “Skënderbej”. Sot në Ditën e Sovranit, të Demokracisë dhe të Qytetarisë, akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë!”

 

32-vjeçari Arben Mema që u fut me makinë në sheshin “Skënderbej”, duke bërë manovra të rrezikshme, dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *