Presidenti Ilir Meta falenderoi gazetarët dhe operatorët për punën që bëjnë në këto ditë kur koronavirusi ka ngulur “kthetrat” në vend. Më anë të një shënimi në “Facebook”, Meta tha se ata po bëjnë punë heroike.

 

“Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë! ? Mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *