Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit pro të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

 

Në reagimin e tij kreu i shtetit ka falenderuar Bundestagun për vendimin, veçanërisht grupin grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë.

 

Gjithashtu Meta ka theksuar politika duhet të punojë për një zgjidhje urgjente të krizës dhe për plotësimin e 9 kritereve të qarta!

 

“Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë!??????

Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta!

Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.

Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare!

Urime Maqedonisë së Veriut!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *