Subscribe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në Presidencë këtë të martë kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Takimi u zhvillua për të diskutuar për vënien në zbatim të rekomandimeve të Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese.

Meta nga ana e tij u shpreh i gatshëm për të nisur menjëherë nga puna për një interpretim unik të rekomandimeve dhe bashkërendimin për zbatimin kushtetues dhe ligjor të tyre.

Të njëjtën pikëpamje me të ndau edhe Ruçi, i cili e konsideroi të papranueshme zvarritjen e procesit për të ringritur Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë.

Meta dhe Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *