Subscribe

Presidenti Ilir Meta se bashku me këngëtaren me fame botërore Bebe Rexha, kanë vizituar fshatin Bizë në Ishëm.

 

Informacionet bëjnë me dije se ata do të vizitojnë nga afër edhe familjet e prekura nga fenomeni. Pavarësisht momenteve të paniku që kaluan dhe po kalojnë këta banorë, fëmijët e tyre ishin organizuar për të mikpritur këngëtaren me origjinë shqiptare, ndërsa e surprizuan atë me një këngë.

 

Bebe Rexha ka dëgjuar më shumë kenaqësi këngën e vogëlushëve ‘Ja na erdhi Viti i Ri’, ndërsa iu ka shpërndarë më pas atyre lëpirëse dhe çokollata.

 

Bebe Rexha udhëtoi nga SHBA, drejt Shqipërisë për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm së bashku me babanë e saj, ndërsa ajo shoqërohej dhe nga vajza e vogël e Metës, Era, më të cilën ka një lidhje të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *