Subscribe

Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë, është bërë eurodeputetja e parë shqiptare.

 

Politikania Kokalari është pjesë e partisë së moderuar, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, ku përvecc shqiptares ka siguruar edhe 3 eurodeputetë të tjerë.

 

Presidenti i vendit Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një statusi në rrjetin social Facebook kanë uruar shqiptaren për postin e ri.

 

Në urimin e tij kreu i shtetit shkruan se , shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre.

 

“Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi?? por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar!????”

 

Gjithashtu Basha në urimin e tij thekson se zgjedhja e Kokalarit i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

 

Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane! Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian! Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik! Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!????✌ #ShqipëriaSiEuropa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *