Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte ligjin “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”.

Kreu i shtetit sqaroi se ky ligj është një akt i ri që do të shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentet për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë.

Sipas tij, pritet që ky ligj të jetë një mjet më shumë në dorë të agjensive ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave dhe të produkteve, që burojnë nga veprat penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *