Pasi denoi rrethimin e Teatrit nga forcat e policise, nepermjet rrjeteve sociale, Ilir Meta vendosi te dal nga zyra, ne kuptimin e pare te fjales.

 

Ai ju drejtua Gjykates Kushtetuese, duke pershkuar ne kembe rrugen nga zyra e tij deri ne Gjykate, per te dorezuar personalisht kerkesen per te shfuqizuar ligjin per Teatrin Kombetar.

 

I shoqeruar nga Shefi i Kabinetit dhe Keshilltari Juridik, Presidenti Meta mberrit ne sekretarin e Gjykates Kushtetuese, e cila eshte vetem nje anetar, pak minuta pas ores 13 dhe depozitoi aty kerkesen e tij.

 

Nje kerese e cila bazohet ne argumentet qe kreu i shtetit ka perdorur ne kthimin e ketij ligji ne Kuvend, dy here.

 

Perpara mediave, Ilir Meta e cilesoi kete ligj, jo vetem anti-kushtetues, por edhe kriminal.

 


ILIR META 

 

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka ky akti im sot i cili është në koherencë të plotë me përpjekjet e mia në raport me qeverinë dhe institucionet vendore të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes më flagrante të shtetit, në dhunim të kushtetutës, akteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare dhe në kundërshtim me ligjin, pasi ligji për teatrin kombëtar është një simbol, kryevepër ku kryhet në harmoni një krim kushtetues, kulturor dhe kombëtar në atq që quhet rregulli i oligarkëve. Unë dua t’i sigurojë të gjithë se kam ardhur sot këtu për të garantuar se Republika e Shqipërisë do të jetë një vend i sundimit të ligjit dhe popullit. Boll me sundimin e oligarkëve. Duhet të ndërpritet ky akt. Do të veprojë drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare ndaj rilindasve lokalë që e kanë lënë edhe vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi rastësisht pa gjykatë kushtetuese. Reforma e votuar me 140 vota nuk e linte Shqipërinë pa gjykatë kushtetuese. Pa gjykatë kushtetuese e la Ramaforma. Të jeni në sigurt se drejtësia do të veprojë për të ndëshkuar të gjithë ata që janë përfshirë në këtë krim.

 

E nese dy vite me pare, Ilir Meta betohej me doren mbi Kushtetute se do te ishte simboli i unitetit kombetar, sot ekzaktesisht dy vite me pas, nga dera e Gjykates Kushtetuese, Ilir Meta sulmon ata qe i quan rilindas, lokal dhe nderkombetar.

 


ILIR META 

 

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua si president për të vënë drejtësi mbi rilindasit lokalë dhe ndërkombëtarë të cilët kanë goditur reformën madhore në mënyrë që t;i japin drejtësinë oligarkëveUnë jam i lumtur për procesin e dekorimit që ka filluar ndaj meje. Sot bëj dy vjet që jam betuar në kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Asnjë president më parë nuk ka ardhur këtu sepse nuk ka qenë e nevojshme por unë kam bindjes se drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare do të jenë në veprim pavarësisht të gjithë mafiozllëqeve”.

 

Ne kerkesen e depozituar ne Sekretarin e Gjykates Kushtetuese, Ilir Meta kerkon qe ky ligj te pezullohet menjehere, edhe pse sic ai vet nenvizon, Gjykata Kushtetutese nuk eshte funksionale, por kerkon qe sapo ajo te formohet, kerkesa e tij te shqyrtohet me prioritet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *