Subscribe

Kreu i Shtetit, Ilir Meta përmes një deklarate për mediat është shprehur se nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri sesa kushtetuta, e cila ka vetëm një garant që është Gjykata Kushtetuese.

Presidenti Meta në fjalën e tij ka bërë paralajmërimin e tij të fundit, ku eshte shprehur se po afron 22 nëntori dita kur populli votoi me referendum kushtetutën.

 

Ndër të tjera kreu i shtetit ka theksuar se do ti drejtohet popullit dhe gjithë botës për të mbrojtur demokracinë në vend.

“Është tërësisht e zgjidhur. Për të gjithë ata që dinë të lexojnë kushtetutën dhe meqënëse po afron 22 nëntori dita kur populli votoi me referendum kushtetutën, dhe këto parime të Kushtetutës që janë edhe sot të sanksionuara pavarësisht nga deformimin e pandershme që janë bërë në pabesi ndaj vullnetit të popullit shqiptar gjatë këtyre 21 viteve, kam një paralajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi i Metës me dorën mbi kushtetutë si president ka qenë një proces formal apo ceremonial. Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri se Kushtetuta e cila ka vetëm një garant të pacenueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, në përpjekje për të kapur përfundimisht gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura. Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti, me një dekret shpërndarjet, qeveria me mocion mosbesimi rrëzohet, presidenti me një impeachment nga një parlament legjitim, jo nga ky, përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese. Duhet të jetë detyra e presidentit dhe e qytetarëve që të mbajnë përgjegjësi dhe ti tregojnë kësaj bande vendin se ku janë. Secili të shikojë detyrën dhe të zbatojë kopetencat e veta. Në momentin e duhur presidenti do ti drejtohet popullit dhe të gjithë botës për të mbrojtur demokracinë dhe për të dhënë zgjidhje çdo problematike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *