Subscribe

Kreu i partisë së lirisë Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të shkrijë bordin e transparencës për çmimin e naftës dhe të ulë taksat, si e vetmja rrugë për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në këtë situatë të vështirë ekonomike.

Në një konferencë për shtyp Meta ka artikuluar akuza të forta për çmimin e lartë të naftës, duke deklaruar se mekanizmi i ngritur nga qeveria është thjesht bordi i rrjepjes së qytetarëve.

 

ILIR META

KRYETAR “PARTIA E LIRISE”

 

“Eshte e qarte se kur ne bursen nderkombetare cmimi ka rene ne nivele me te uleta se para fillimit te luftes vetem tek ne kjo nuk reflektohet. 221 leke ne Shqiperi, 160 leke ne Maqedoni. Kudo merren masa per te mbrojtur qytetaret, bizneset, vetem ketu punohet per oligarket e Rames.”

 

Meta ka paralajmëruar se aksioni i opozitës do të përfshijë edhe protestat në vjeshtë si reagim kundër qeverise Rama.

 

“Objektivi yne eshte vetem nje, edi rama. Ai eshte oligarku I vetem te tjeret jane te kontraktuar nga ai. “

 

Meta preferoi të shmangte komentet për pasardhësin e tij në krye të shtetit Bajram Begaj në lidhje me marrëveshjen e detit me vendin fqinj Greqinë, por ai minimizoi rolin e presidentit duke u fokusuar tek parlamenti.

 

“Është përgjegjësi e Parlamentit që të përqëndrohet në zgjidhjen e kësaj çështje. Të gjitha zhvillimet e mëpasshme, mund ta bëjnë te veshtire kontributin e Begajt në të ardhmen. Pasi kryeministri ka marrë disa vendime të faktit të kryer, në mënyrë tinëzare për të ecur me faktin e kryer. Është detyrë e Parlamentit në rradhë të parë dhe më pas e çdo institucioni.”

 

Në detyrën e kreut të shtetit Ilir Meta është përplasur shpesh me shefin e qeverisë Rama në lidhej me negociatat dhe procedurat për ndarjen e kufirit detar me Greqinë.

 

\Por tashme shefi i qeverise Rama mund ta marrë plotfuqinë nga presidentit Begaj, dhe çështja pritet të zgjidhet në gjykatën ndërkombëtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *