Presidenti Ilir Meta dha një prononcim të shkurtër për “Rai Neës 24” foksuar më së shumti tek vendimi I shtetit shqiptar për të dërguar në Itali 30 mjeke dhe infermiere në “luftën” kundër COVID-19.

Kreu I shtetit e konsideroi një gjë të tille, jo vetëm solidaritet por edhe mirënjohje për atë që Italia dhe populli Italian kanë bërë ndër dekada për vendin tonë.

 

Ky mision humanitar është një demonstrim solidariteti i popullit shqiptar dhe i institucioneve shqiptare për Italinë dhe për popullin italian. Nuk është një gjest i thjeshtë solidariteti, por është një demonstrim mirënjohjeje gjithashtu, që populli shqiptar ka për çdo gjë që Italia dhe populli italian kanë bërë historikisht, duke na ndihmuar në momentet më të vështira të vendit, të kombit tonë dhe të popullit tonë. Është një marrëdhënie historike që daton prej shekujsh, qyshkur shumë arbëresh u detyruan të largohen nga Shqipëria për shkak të Perandorisë Otomane dhe u mirëpritën në Itali.

 

Beteja kundër COVID-19, tha Meta, është një sfidë e përbashkët për të gjitha shtetet e cila duhet luftuar duke bashkëpunuar.

 

Është një sfidë e përbashkët, sepse është një kërcënim i përbashkët për vendet tona, për njerëzit tanë, në veçanti për marrëdhëniet midis popullit italian dhe atij shqiptar, që është shumë e fortë, duke marrë në konsideratë, jo vetëm të gjithë komunitetin shqiptar, e kam fjalën për atë arbëresh, që jeton në Itali, por edhe për komunitetin e ri të shqiptarëve të cilët erdhën në Itali gjatë tre dekadave të fundit.Gjithashtu, duke patur në konsideratë edhe komunitetin italian këtu në Shqipëri, që po rritet vit pas viti. Në këtë drejtim, Italia do të paguajë një çmim vërtetë të lartë dhe është shumë e rëndësishme, që Italia t’ia dalë mbanë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo është një betejë e përbashkët për të gjithë ne.Ky është gjithashtu mesazhi kryesor i këtij ekipi prej 30 mjekësh dhe infermierësh, që janë dërguar në zonën më të prekur nga pandemia në veri të Italisë për të kontribuar sa të mundemi në mënyrë që të japim këtë mesazh të fortë solidariteti, por gjithashtu për të shkëmbyer eksperienca të reja në këtë betejë me një armik, që ende nuk e njohim.

 

Në fund edhe një mesazh në gjuhën italiane.

 

Faleminderit dhe ju për vëmendjen tuaj! Uroj më të mirën për ju dhe për të gjithë popullin italian. Andra tutto bene!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *