Presidenti i Republikes Ilir Meta ka 20 ditë kohë për të kthyer pas ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, afat që mbaron ditën që kreu i shtetit do të udhëheqë tubimin në bulevardin dëshmoret e kombit.

 

Këto ndryshime ligjore sipas presidentit jane kryer pa konsultime me institucionet e shoqerinë civile dhe synojnë t’i marrin kompetencat kreut të shtetit, që pëbën një prej motiveve kryesore pse Ilir Meta ka thirrur qytetarët në protestë.

 

Dy ditë para mbajtjes së manifestimit, vetë kreu i shtetit ka garantuar se ai do të jetë i qetë.

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Me kërkesën time jam takuar me drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit, për të realizuar një manifestim sa më të mrekullueshëm dhe me sa më pak policë, pasi ekipi ynë po bashkëpunon me qindra dhe mijëra vullnetarë, që duan të shërbejnë për të sjellë një traditë të festës së demokracisë, nuk do të ishte ndonjë sekret po t’u them që kemi një problem se pjesmarrja do të jetë e lartë, shumë prej tyre më kanë konfirmuar pjesmarrjen, shumë prej tyre duan të flasin.

 

 

 

Sipas presidentit ka vetëm një grup, i cili duhet të ketë frikë nga protesta e 2 marsit.

 

 

 

Kemi një problem të madh pasi pjesëmarrja e qytetarëve që janë rezidentë europianë do të jetë e lartë. Shumë prej tyre më kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Kemi problem që shumë prej tyre duan të dëgjohet në këtë manifestim. Do të bëjmë çdo gjë që zëri I tyre të dëgjohte. Asnjë lloj shqetësimi përkundrazi të gjithë janë të mirëpritur të ndjekin udhëzimet që do të japim në adresat publike. Do të ketë të reja.Nuk është sekret që dhjetra shqiptaro amerikan kanë mbërritur dhe qindra do të jenë  të hënën në drekë, ashtu si kanë ardhur nga Mbretëria e bashkuar dhe nga Kanadaja.  Alert ka vetëm për grupin puçist nuk ka alert për askënd tjetër. Kush e ndjen vetemn pucist është I alertuar sepse është thirrur populli.

 

 

 

Kreu i shtetit ka komentuar edhe arrestimin e botuesit Henri Çili, duke theksuar nga njëra anë se çdokush duhet të perballet me drejtësine, por nga ana tjëter ka vënë në dukje së qeveria do të bëjë çdo gjë për të tërhequr vëmendjen nga nisma presidenciale.

 

Mos u çudisni nëse dëgjoni se Lubonja e Artur Zheji u arrestuan se drejtojnë ndragëten, ashtu si nuk çuditem nëse del lajm se u gjetën persona me koronavirus pranë presidencës.

 

 

Presidenti ka vënë në dukje se 2 marsi është vetëm fillimi i një beteje që do të vazhdojë gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *