Subscribe

Punonjësit e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut vijojnë javën e dytë të grevës së përgjithshme, pasi bisedimet midis sindikatës së arsimit dhe Qeverisë për rritjen e pagave dështuan.

 

Sindikata e Arsimit refuzoi ofertën e Qeverisë për rritje prej 10 për qind duke theksuar se kërkon rritje fillimisht prej 18.4 për qind dhe zbatimin në faza të “Marrëveshjes Kolektive”, që u garanton atyre paga dyfish më të larta.

 

Në kundërpërgjigje, qeveria deklaroi se asnjë punonjës nuk do të paguhet për aq kohë sa gjendet në grevë.

 Në Maqedoninë e Veriut, në arsimin fillor janë të punësuar rreth 20,000 mësimdhënës, ndërsa rreth 8,000 janë në arsimin e mesëm dhe mbi 5,000 në kopshte.

 

Paga mesatare në sistemin parashkollor dhe fillor, vlerësohet 350 euro, ndërsa në arsimin e mesëm 365 euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *