Një javë pasi është ndërprerë procesi mësimor në të gjitha shkollat e vendit, në qytetin e Korçës njëri prej mësuesve në shkollën jo publike “Omiros” ka rezultuar pozitiv me COVID19.

 

Njoftimin e ka bërë vetë drejtoria e shkollës private për prindërit, ndërsa rasti, sipas saj, është konstatuar 4 ditë pas mbylljes së procesit mësimor.

 

Të dashur prindër, ju informojmë se një person prej stafit edukativ të Shkollës “Omiros” u gjend pozitiv ndaj koronavirusit ditën e Premte dt 13/03/2020. Shkolla jonë u mbyll ditën e hënë, 4 ditë para se të shfaqej rasti, dhe ishte e vetmja ditë që dikush prej stafit dhe fëmijëve mund të ketë erdhur në kontakt me personin e infektuar i cili nuk ishte në dijeni për problemin deri ditën që iu shfaqën shenjat e para dhe shkoi në spital, ku pas analizave rezultoi pozitiv.

 

Mësuesi i prekur me Covid-19 është grek, dhe u identifikua në Greqi.  Ai jepte mësim me kohë të pjesshme në shkollën jopublike “Omiros”.

 

Kontakti i tij i fundit me nxënësit ka qenë data 9 Mars, por duke patur parasysh probabilitetin e përhapjes së virusit, shkolla u kërkon të gjithë prindërve që të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

 

Ndërkohë, instituti i shëndetit publik në Korçë, po identifikon të gjithë kontaktet që mësuesi grek ka pasur më datë 9 mars me nxënësit si dhe ka nisur procedurat për izolimin e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *