E ardhmja e Messit vijon të jetë e paqartë. Argjentinasi nuk ka pranuar të paraqitet në stërvitje me Barcelonën, gjë që konfirmon dhe më shumë zërat për një largim të tij nga katalanasit.   Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë,  gjendja jo e mirë e klubit katalanas në sezonet e fundit si dhe eliminimi i turpshëm 8-2 nga Bayern  në gjysmëfinale ka bërë që Messi të mos e mendojë të ardhmen e tij tek klubi Blaugran.

Sulmuesi nuk i është përgjigjur as ftesës së presidentit Bratomeu për të folur lidhur me të ardhmen e tij, edhe pse siç duket Messi e ka të qartë se çfarë do të bëjë. Në vend të lojtarit ka shkuar babai i tij, që në të njëjtën kohë ka dhe  rolin e agjentit. Por edhe ky takim   nuk ka zgjidhur gjë. Pas disa orësh bisedimesh babai I Mesit tha se do të jetë shumë i vështirë qëndrimi dhe për  një sezon tjetër në klubin katalnas. Deklaratë kjo që konfirmon se palët tashmë kanë shpallur divorcin dhe vështirë se do të ketë kthim pas.

Messi dëshiron të largohet nga klubi dhe është i bindur që një gjë të tillë mund ta bëjë si lojtar I lire. Por nga ana tjetër katalanasit nuk duan ta lejojnë diçka të tillë, pasi sipas tyre klauzola prej 700 milionë eurosh vijon të jetë në fuqi.

Presidenti Bartomeu kërkon të bëjë çdo gjë për të bindur Mesin madje i ka  ofruar edhe një rinovim të kontratës deri në vitin 2022.  

 Megjithatë, ende nuk ka diçka zyrtare dhe e ardhmja e 6 herë fituesit të Topit të Artë pritet të mësohet në ditët në vazhdim. Në rast se palët nuk do të gjejnë gjuhën e përbashkët për prishjen e kontratës brenda 20 ditëve, atëherë do të jetë një gjykatës që do të përcaktojë çmimin në treg për Leo Mesin.

Ndërkaq skuadra të tjera europiane janë gati ta këmbejnë 33-vjeçarin, ku veçanërisht lakohet emri i Manchester City.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *