Merr fund pritja për tifozët. Lionel Messi mbërriti në aeroportin e Parisit për të firmosur me PSG.

 

Ylli argjentinas u prit nga qindra tifozë, që nuk u larguan nga aeroporti për orë të tëra. Messi, i veshur me një bluzë mbi të cilën shkruhej “Këtu është Parisi”, i përshëndeti me dorë tifozët.

 

“Pleshti” do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Al-Kelaifit me një opsion të tretë dhe me një pagë stratosferike prej 35 milionë euro neto në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *