“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit . Ajo  kundër Clermont në Parc de Prince do të jetë ndeshja e fundit e Messit me Paris Saint Germain” . 

 

Me këto fjalë trajneri parizien  Christophe Galtier zyrtarizoi atë që nuk ishtethene kurrë publikisht, largimin e Messit nga PSG.

 

 “Në sezonin e parë ai duhej të përshtatej , ishte hera e parë larg Barcelonës. Këtë vit ai ishte një element i rëndësishëm. Unë konstatoj se kritikat nuk janë aspak të justifikuara, në një sezon me Kupën e Botës ai ka statistika të pabesueshme. 21 gola dhe 22 asistime, besoj se ka qenë gjithmonë në shërbim të skuadrës. E përsëris ishte një privilegj i madh jo ta stërvisja por ta shoqëroja”, shtoi Galtier.

 

Hipoteza e një rikthimi të bujshëm në vendlindjen e tij, Barcelona, ​​ka pak bazë për problemet ekonomike të katalanasve. Është folur për një eksperiencë në SHBA, me Inter Miami të David Beckham , edhe nëse për momentin, mundësia e transferimit në kampionatin saudit duket më e mundshme për shkak të shifrave financiae të cmendura që arabët ofrojnë për “topin e artë” Leo Messi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *