Deputetja e Partisë Socialiste Senida Mesi, nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur optimiste në lidhje me procesin e hapjes së negociatave dhe mbështetjen e vendeve anëtare.

 

Mesi ka thënë se per realizimin e kesaj projekt rezolute, duhet te kete bashkëpunim dhe patjetër ka rendesi kontributi i palëve politike dhe opozitës parlamentare per ti dhene shtysë të mëtejshme kuvendit për plotësimin e kushteve.

 

“Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave pa kushte shtese. Ajo që kemi vene re jane te njëjtat kushte te thena ne menyrë eksplicide  ku eshte shtuar zgjidhja e krizes politike dhe ngërçi i reformës zgjedhore. Hapja e negociatave është fakti se si mund të mund te ecim drejt rrugës së integrimit. Thënia “po” është thjesht një dritë jeshile se Shqipëria si pjesë e Ballkanit Perendimor do të jetë pjesë e BE. Është një mesazh që Evropa i thotë Shqipërisë ju do të jeni pjesë e jona, por duhet te kaloni këto faza qe janë përcaktuar.Shqipëria është një ndër vendet e para në NATO, Mali i Zi nëse është një hap para në negociata nuk ishte ne anëtarësimin ne NATO, fatmirësisht nuk ka një shkëputje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të ecin paralelisht per ti dhene më pas një shtysë Kosovës dhe Bosnjes.”

 

Gjithashtu deputetja socialiste nga emisioni 7 pa 5 ka komentuar dhe rolin që ka Reforma në Drejtësi në këtë rrugëtim si një ndër kushtet kryesore e vendosur për hapjen e negociatave.

 

“Të ashtuquajturat nënkushte që për mua janë në kuadër të integrimit evropian, 4 nga kushtet kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, që është funksionimi i Gjykatës së Lartë, Kushtetueses, krijimi i SPAK dhe i Byrosë së hetimit.

Ndërkohë që Mesi ka komentuar dhe qëndrimin e opozitës joparlamentare dhe lëvizjet e saj të fundit ku ka thënë se opozita jashtëparlamentare bën mirë që I mban strukturat në formë, pasi kjo do e ndihmojë të jenë gati për zgjedhjet që do të jenë në qershor të vitit 2021 me kod zgjedhor të rishikuar.

 

Sipas saj e vetmja zgjidhje që mazhoranca ofron për zgjidhjen politike është dialogu, por jo dhe dialog me kushte siç kërkon lideri i opozitës.

 

Opozita jashtëparlamentit bën mirë që i nban pjesen e ky është mekanizëm për ti në qersjor të 2021 me kod zgjedhor te rishikuar.mazhoranca per zgjidhjen e krizes ofron dialok por jo dialog me kushte

 

Ndërkohë që ajo deklaroi se aludimet në lidhje me faktin se e ka shkelur ose jo presidenti Meta kushtetutën, Venecia e tha shumë qartë se presidenti ka tejkaluar kopetencat.

 

“Nese ne shqip kjo interpretohet ka apo shkelur kushtetuten atëherë të marrim nje specialist të gjuhës shqipe që tan a e interpretojë siç duhet, por Venecia e tha e zeza mbi të bardhe se presidenti ka marrë një vendim që nuk eshtë në kopetencat e tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *