Mesha katolike e Krishtlindjes është mbajtur këtë të enjte në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë nga Imzot George Frendo.
Kjo Krishtlindje u kremtua ndryshe nga tradita e përvitshme ku besimtarët mblidhen në objektet e kultit në mesnatë për ritualin. Kjo për shkak të kufizimeve të pandemisë.
Ndërsa në mesazhin e tij, Imzot George Frendo bëri apel për më shumë solidaritet mes njëri-tjetrit, sidomos në këto kohë të vështira të pandemisë.
“Krishtlindja është festa e familjes, fort e dashur. Rroftë Krishti, rroftë Jezuzi dhe me këtë gëzim ju uroj gëzuar Krishtlindjen.”
Në katedralen e “Shën Palit”, një pjesë e besimtarëve i kryen ritualet duke qenë të pajisur me maska.