Këngëtarja e njohur Zanfina Ismajli ditën e sotme e ka ndjerë më së shumti mungesën e nënës së saj, Mona. Ky është 8-marsi i parë që ajo kalon pa prezencën e saj. Në këtë ditë që të gjithë i shprehin mirënjohje dhe dashuri njeriut që i solli në jetë, Zanfina u thotë të gjithëve që ta shijojnë dhe jetojnë të sotmen pasi disa të tjerë, si ajo, nuk kanë mundësi as ti gëzoheni një thirrjeje telefonike.

“Për ata që ende e shohin këtë në ekranin e telefonave të tyre duhet të jetën mirënjohës pasi është një mundësi e rrallë. Pranoje këtë telefonatë me dashuri, respekt dhe kujdes. Pasi që një ditë nuk të ketë rëndësi statusi që bëni, ju nuk do e shihni më atë asnjëherë”, shkruan Zanfina në një foto të postuar në Instastory.

Boshllëku që ka lënë zonja Mona tek Zanfina dhe Adelina po vazhdon të ndihet dita-ditës edhe më shumë edhe pse ka kaluar disa muaj që nga vdekja e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *