Vrasja e dy vëllezërve në fshatin Gramëz të Krujës mbrëmjen e së enjtes, ka prekur edhe ipeshkvin e Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta.

Në një postim në “Facebook”, ai ka publikuar një foto me një nga viktimat, për të cilin tha se ka pasur shumë gjëra për t’i thënë, por tashmë po i jep lamtumirën.

“Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë… Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Dy vëllezërit, Gramoz dhe Xhontil Bradhi u ekzekutuan nga 32-vjeçari Roland Pula, bashkëfshatar i tyre. Pas konfliktit në lokalin e fshatit, autori shkoi për të marrë armën dhe iu bëri pritë dy vëllezërve, duke qëlluar me breshëri në drejtim të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *