Nëse ekziston një pikë në të cilën Ronela bëhet më e ndjeshme se kurrë është kur flitet për të atin e saj, i cili është larguar nga jeta 4-vjet më parë.
Këngëtarja e përmend shpesh kujtimin e të atit dhe nuk ngurron, që të përmendë gjithçka ai i ka lënë pas, edhe pse pëlqen të shfaqet me karakter shumë të fortë dhe gjithnjë e qeshur, ashtu siç i ka më shumë hije.
Ronela ka vendosur të shkruajë disa fjalë zemre, vetëm disa minuta më parë në Instagram. “Nuk e kuptoj akoma në më duket shumë apo pak. Nganjëherë pres akoma të vish në shtëpi dhe të më sjellësh ndonjë gjë siç bëj çdo drekë. Por ja që bëhen 4 vjet që hamë drekë pa ty, këndoj pa ty, jetoj pa ty…dhe askush më shumë se unë të ka në zemër ty! Do doja pafund të jetoje e të shihje që do bëhem si ty! Premtim babush!” – ka shkruar me shumë ndjenjë dhe emocion këngëtarja.






