Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka deklaruar se për Partinë Socialiste vota është e shenjtë. Nga Njësia 7, ku së bashku me drejtuesin e fushatës për Tiranën, Erion Veliaj zhvilloi një takim elektoral, Gjonaj tha se vota për PS-në është një votë për të ardhmen e Shqipërisë.

“Unë besoj që çdo qytetar e kupton që vota është e shenjtë. Vota nuk mund të blihet dhe nuk mund të shitet, sepse kjo votë përcakton të ardhmen e çdo qytetari, të ardhmen e fëmijëve tanë, të ardhmen e Shqipërisë. Prandaj besoj fort që në datën 25 Prill Partia Socialiste jo vetëm meriton po do të marrë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve duke u votuar maksimalisht, sepse ne jemi të vendosur për ta bërë Shqipërinë”, u shpreh Gjonaj.

Erion Veliaj shkoi edhe më tej duke deklaruar se vetëm me Edi Ramën, Shqipëria do të ecë përpara me reformat dhe me nevojat që vendi dhe qytetarët kanë.

“Do ta lëmë punën në mes apo do ta cojmë deri në fund? Do ta lëmë vaksinimin në mes apo do ta cojmë deri ne fund? Do të lëmë rindërtimin në mes karabina, apo do ta çojmë deri në fund? Do ta lëmë reformën në drejtësi në mes, apo do ta çojmë deri në fund? Propozimi ynë: ta çojmë deri në fund me Partinë Socialiste dhe me Edi Ramën,” u shpreh ai.

Kryebashkiaku tha se falë vaksinimit deri më sot 300 mijë gjyshër dhe gjyshe mund të shijojnë pranverën në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *