Subscribe

Ambasadorja amerikane  në Tiranë, Yuri Kim mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e certifikimit të 28 hetuesve të BKH-së.

 

Kim ka theksuar e rezultatet e SPAK në këtë periudhë të shkurtër dëshmojnë qartë se ditët e pandëshkueshmërisë kanë mbaruar.

 

“Ambasadorja Yuri Kim uroi klasën e parë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) të cilët morën kredencialet e tyre sot – një tjetër hap i rëndësishëm drejt luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sot bëhen dy vjet nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Rezultatet e SPAK në këtë periudhë të shkurtër dëshmojnë qartë se ditët e pandëshkueshmërisë kanë mbaruar, kriminelët do të mbajnë përgjegjësi para popullit të Shqipërisë dhe reforma në drejtësi është këtu për të qëndruar”, thuhet ne njoftimin e ambasades

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *